Tayna vjen me dukje të veçantë në imazhet e fundit, pjesët intime i mbulon vetëm me ‘pupla’

Reperja e njohur, Tayna është drejt finalizimit të projekteve të reja muzikore, derisa po vazhdon të jetë aktive me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.

Krijuesja e hitit “Columbiana” dukje tejet atraktive dhe me një stil të veçantë të veshjes dhe flokëve.

“Për kënd ‘S’du me ni”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e imazhit, duke lënë të kuptohet se është pjesë nga projekti më i ri.

Për makijazhin e reperes u përkujdes grimeri i njohur, Arbër Bytyqi, i cili gjithashtu ndau disa imazhe të tjera të saj me të njëjtën dukje, ndërkaq, të shumta ishin edhe komentet e fansave dhe miqve të saj, të cilët me padurim presin një këngë të re nga ajo./Telegrafi/