Të dashurin e Duas e pyesin çfarë mendon për shqiptarët

I dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid, ka bërë një seancë pyetje-përgjigje me fansat e tij në Instagram.

Shumica e pyetjeve për modelin 22-vjeçar kanë qenë të lidhur me Palestinën, vendin e origjinës së babait të tij, Mohamed Hadid.

Ndërkaq, duke qenë i lidhur me këngëtaren nga Kosova, njëra nga pyetjet ka pasur të bëjë me shqiptarët.

“Çfarë mendon për popullin shqiptar?”, është pyetja e drejtuar nga fansi.

Ndërsa Anwar ia ka kthyer në shqip duke shkruar thjesht: “Shqipe”, ndërsa e ka shoqëruar me një fotografi të Duas, në të cilën ajo e ka bërë simbolin e shqiponjës me duar.