“Të dua pa fund”/ Personi i zemrës i bën dedikimin e veçantë Adrola Dushit për ditëlindje

Ndonëse paraqitja e saj nuk të jep përshtypjen, sot Adrola Dushi mbush plotë 29 vjeç.

Modelja e njohur ka ndarë në instagramin e saj urimet nga njerëzit e saj më të dashur, ndër to ra në sy urimi i nënës së saj, e cila i kishte shprehur gjithë ndjesitë e saj në një mesazh të gjatë.

“E bukura ime e ëmbla e njoma, e vogla aa të dua gëzuar ditëlindjen dhe 100 vite sa më të lumtura të uroj në jetën tënde zemër unë jam e bekuar që kam një vajzë si ti, unë pavarësisht se jam larg unë jam aty me ty jetë në çdo sekondë të jetës tende jam pranë
Që ti të ndjehesh e fortë, e sigurt në çdo hap të jetës

Ti je vet e zonja mam, po mua më dukesh e vogla ime dhe kështu do ngelesh, të dua pa fund sa qielli, sa toka, sa bota Zoti t’i realizoftë të gjitha ëndrrat e tua të bukura,”-shkruhet në mesazhin e mamit të Adrolës.

“Të dua sa bota mam,”– shkruan modelja krahas fotos.