Të dyshuar për koronavirus edhe në Vushtrri

Palët referohen për në Klinikën Invektive në QKUK, 21Media mëson se tre punëtorë të personelit shëndetësor në QKMF-në e Vushtrrisë janë vetizoluar, pasi kanë kontrolluar palët e dyshuara me virusin korna COVID-19.

Personat e dyshuar me koronavirus janë referuar në Klikën Infektive në QKUK në Prishtinë, ku pritet të verifikohen mostrat e tyre.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar Nazmi Berisha i cili ka thënë se ai së bashku me mjeken kujdestare dhe shoferin janë vetizoluar deri në dalje të rezultateve të personave të dyshuar.

Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli shkurt për rtv21.tv tha se është në mbledhjen e këshillit të emergjencës dhe se njëherë për njëherë nuk mund të flasë për detajet.