Web Analytics
BallinaUncategorizedTë fejuar prej 11 vitesh, çifti martohet tre ditë para se nusja...

Të fejuar prej 11 vitesh, çifti martohet tre ditë para se nusja të ndërronte jetë nga kanceri! Gruaja lë pas 5 fëmijë

Dasma ishte planifikuar më 27 nëntor por çifti e përshpejtuan martesën për shkak se shëndeti i gruas u përkeqësua.

Ben dhe Jen Cooper, u fejuan në vitin 2010 ndërsa lidhën kurorë tre ditë para se gruaja të vdiste një muaj më parë në Severn Hospice në Telford, Shropshire.

Nëna e pesë fëmijëve, ishte diagnostifikuar përsëri me kancer pasi e kishte fituar betejën një herë.

Dasma ishte planifikuar më 27 nëntor por çifti e përshpejtuan martesën për shkak se shëndeti i gruas u përkeqësua.

Ben tha: “Ishim vetëm ne, nëna e Jen dhe dy dëshmitarë”.

Ben dhe Jen Cooper u fejuan 11 vite më parë, por vazhduan të shtynin ditën e tyre të dasmës për shkak të punës, humbjeve familjare dhe të pasurit së bashku tre fëmijë.

“Fëmijët ishin aq të emocionuar për dasmën, saqë isha i shqetësuar të kthehesha në shtëpi dhe t’u thosha se ne u martuam dhe se ata nuk kishin mundur të ishin atje, por ata ishin shumë të lumtur për ne.”-tha Ben.

Rrjetet Sociale

630,279FansaPëlqeje
28,213NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit