Të gjitha rrugët në Preshevë do emërohen në gjuhën shqipe

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se të gjitha rrugët në këtë komunë do të emërohen në gjuhën shqipe.

Kjo është bërë e ditur pas takimit që Arifi ka pasur me kryetarët e shoqatës për trashëgimi kulturore, përcjellë Klan Kosova.

”Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të jenë në gjuhën shqipe”.

”Ne, si pushtet lokal kemi këmbëngulur që emrat e të gjitha rrugëve në komunën e Preshevës të jenë në gjuhën shqipe në vendbanimet me shumicë të popullatës shqiptare, të bazuar në kaluarën tonë të ndritshme kombëtare e preshevare”, ka shkruar ai në Facebook.

Arifi po ashtu ka thënë se qytetarët do të pajisen me adresa të sakta, si dhe dokumenta të qarkullimit, të cilat do të jenë të standardizuar sipas normave evropiane.

”Emërtimi i rrugëve në vendbanimet e komunës sonë, paraqet obligim ligjor me vendim të Ministrisë së pushtetit lokal, në bazë të Elaboratit të dërguar nga përfaqësuesit e tyre në komunën tonë.

Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të komunës sonë deri më tani i ka shqyrtuar të gjitha propozimet e dërguara nga përfaqësuesit e komunitetit të rrugëve në të cilët ata frekuentojnë, si dhe Bashkësive Lokale të komunës sonë.

Ne, si pushtet lokal kemi këmbëngulur që emrat e të gjitha rrugëve në komunën e Preshevës të jenë në gjuhën shqipe në vendbanimet me shumicë të popullatës shqiptare, të bazuar në kaluarën tonë të ndritshme kombëtare e preshevare”.