Web Analytics
BallinaTë gjithë të dyshuarit me COVID19 në qytetin e Mitrovicës janë testuar...

Të gjithë të dyshuarit me COVID19 në qytetin e Mitrovicës janë testuar dhe kanë rezultuar negativ

Kryetari i komunë së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se të gjithë të dyshuarit me COVID19 në qytetin që udhëheq ai kanë dal negativ.

Ai ka thënë se kjo është meritë e vet qytetarëve, prandaj u është edhe mirënjohës.

Ky është postimi i plotë:

Nuk ka lajm më të mirë për mua se të gjithë të dyshuarit me COVID-19 në qytetin e Mitrovicës janë testuar dhe të gjithë kanë dalur NEGATIV. Dje 8 mostra të marra, ndersa sot edhe 5, gjithësejt 13 sosh NEGATIVE.

Kjo meritë nuk është e askujt tjetër më shumë të dashur qytetarë, përveç se e juaja.

Ashtu siç ju kërkova unë çdo herë, edhe kësaj radhe keni lënë anash të gjitha dallimet që keni mes vete te çfardo natyre dhe e luftuat e po luftoni fuqishëm këtë pandemi.

Përgjithmonë ju jam mirënjohës.

Pra, momentalisht nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me COVID-19, por kjo nuk duhet të na dembeloj në përpjekjen tonë për të fituar me sukses të plotë luftën kundër këtij virusi.

Ju admiroj pa masë, ju dua fort.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit