“Të hëngërt dreqi o Romeo”,nuk përmbahet më Aleksia Peleshi 

Ditën e djeshme në “E diell” ishte e ftuar edhe Aleksia Peleshi që u bë e njohur nga lidhja e saj me Romeo Veshajn.

Ndarja e tyre nuk kaloi pa bërë zhurmë në media dhe si publike që ishte,njerëzit janë kurioz dhe pyesin.

Duke bërë një lojë në emision,Nevina Shtylla pyet Aleksian:”Prano sot publikisht dhe kërkoi falje Romeo Veshajt që e ke përdorur lidhjen me të vetëm për të marrë famë dhe followers në Instagram”

Aleksia me një fytyrë super të habitur nuk pranon asgjë dhe me këtë rast i thyhet një vezë në majë të kokës “Të hëngërt dreqi o Romeo” dëgjohet të thotë Aleksia ndërkohë që të gjithë i kap gazi.