Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip Albania Live”Të ka vjehrra datëlindjen”, Kiara çudit, as nuk e uroi fare nënën...

”Të ka vjehrra datëlindjen”, Kiara çudit, as nuk e uroi fare nënën e Luizit

Edhe pse çifti shpesh herë ka treguar se janë të fortë bashkë dhe dashuria e tyre është mbi gjithçka, tipi i ftohtë i Kiarës ndonjëherë bën që gjërat të duken ndryshe, gje qe eshte pare e komentuar shume ne publik.

Një ditë më parë teksa ishin duke qëndruar në oborrin e shtëpisë një grup banorësh, mes tyre Luizi dhe Kiara, ky i fundit ka treguar që në 9 mars ka ditëlindjen mamaja e tij. Teksa ishte duke ia thënë këtë gjë veçanërisht Kiarës, reagimi i saj ishte epik.

Duke mos shprehur asnjë shenjë interesi, dhe pasi Luizi i kishte thirrur dy herë për t’i kushtuar vëmendje, përgjigja e Kiarës ishte shumë e ftohtë. Pjëse nga biseda: Luizi: Në 9 mars të ka ditëlindjen vjehrra Kiara!

Kiara: Okej! Ndërkohë bëjmë me dije se të gjithë banorët e tjerë i janë afruar Luizit për të uruar për ditëlindjen e nënës së tij. Luizi e ka shprehur disa herë brenda “BBV” se fitorja e këtij formati ishte qëllimi i tij kryesor, por gjithçka ndryshoi kur ai u njoh me Kiarën.

Pyetja e të gjithëve ishte se kush është më e rëndësishme për Luizin, Kiara apo loja dhe këngëtari ka krijuar konfuzion me përgjigjet e tij. Ai ka deklaruar se “Kiara është fitorja e tij”, ndërsa në një moment Luizi zgjodhi lojën përpara moderatores.

Rrjetet Sociale

630,452FansaPëlqeje
28,208NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit