Web Analytics

Të shtënat me armë në Prishtinë, konfiskohet një revole

Botuar nga: InfoKosova

Një njësi policore e cila ka qenë në monitorim të trafikut në rajonin e Prishtinës, sot rreth orës 14:30, derisa ka qenë duke patrulluar në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, ka dëgjuar të shtëna me armë.

Policia ka hasur në dy persona me një motoçikletë, të cilët i kanë ndaluar dhe gjatë kontrollit te njëri prej tyre është gjetur një revole me një karikator.

Në vendin e ngjarjes, aty ku ishin shkrepur plumba, policia ka gjetur një kuti të zbrazur të municionit dhe disa gëzhoja të armës, të cilat dyshohet të jenë të armës së gjetur te personi i ndaluar.

Policia do ta trajtojë rastin në koordinim me organet e drejtësisë, thuhet në njoftim.

Të FUNDIT