Web Analytics

Të tjera detaje/ Xhensila nuk pranon të kthehet në shtëpi, ja çfarë po ndodh mes çiftit të njohur

Botuar nga: InfoKosova

Epo ku ka zë nuk është pa gjë! Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nuk janë në ditët e tyre më të mira, më herët u raportua se dyshja po përjetonin një krizë në marrëdhënien e tyre madje dhe se këngëtarja së bashku me vajzën e tyre Ajkën ishin larguar nga shtëpia.

Së fundmi burime për “Prive” kanë deklaruar se gjithçka po përflitet lart e poshtë është e vërtetë.

Të njëjtat burime shtuan se kjo nuk është një situatë e re për dyshen, por diçka që po zgjat prej disa muajsh.

Ndonëse burime pranë Besit dhe Xhensilës janë shprehur se akoma nuk mund të themi se çifti janë ndarë përfundimisht u tha gjithashtu se dy artistët e njohur ka gjasa që të mos e festojnë së bashku natën e Vitit të Ri.

Jo vetëm kaq por disa burime pranë “Zemër Luana” bëjnë me dije se Bes Kallaku ka qenë shumë i mërzitur këto kohë.

Më herët, dyshja na servirën një kartolinë të bukur festive.

Çifti i njohur së bashku me vajzën e tyre Ajkën realizuan një set fotografik nën kontekstin festiv, në një foto të bukur pranë pemës, dukej Xhensila e veshur njëjtë me vajzën e saj dhe Besi mes tyre.

Të FUNDIT