Tea, Bearti e Andi ftohen në Përputhen për ballafaqim, kjo është përgjigja e tyre

Ditëve të fundit në rrjetet sociale po qarkullojnë imazhe të Beartit dhe Teas të cilët surprizuan të gjithë me lidhjen e tyre të dashurisë.

Edhe pse Tea doli çift me Andin, doli që gjithçka ishte e planifikuar, duke u munduar ti hedhin hi në sy një publiku të gjerë.

Në puntatën e sotme, u diskutua për lidhjen e tyre, ku Bora tregoj se të treve iu është bërë ftesë të ballafaqohen publikisht.

“U kemi bërë ftesë të treve për ballafaqim, Andi nuk donte, Tea tha ndoshta në një moment tjetër, kurse Bearti s’ka kthyer përgjigje” tha ajo.

Diskutimet në studio:

Ana: Unë e kam thënë që si kam besuar kurrë atyre, megjithëse këto kohet e fundit i shihja më shumë në backstage bashkë, kur ne i sulmuam ata ishin më afër.

Mbase kjo ishte loje e tyre si jashtë si në studio meqë publiku i donte bashkë.

Maris: ne takimet e para mes tyre na pëlqyen, po kur bëri takimi me Beartin, ne e ndryshuam mendimin, se kur kemi parë këto foto.

Unë si kam parë shumë të afërt .

Lediana: mua nuk më janë dukur si cift, ata e mbulonin njëri tjetrin.

Andi; unë kam pas më shumë dyshime te Tea, se ajo as me mua s’ka qenë e prerë kur i shpreha pëlqimin.

Fatma: Tea p.oker face, nëse ajo ka qenë e lidhur me Beartin, se di si ai ka pranuar që e dashura e tij të bëj këtë lojë,  por më revolton dhe Andi se ai nga fillimi në fund ja bënte nuse, nuse.

Sindi: kam qenë e para që që kam thënë Andi është aktor.

Arjani: unë te lidhja e tyre isha i vetmi që kundërshtoja kur shqiptarët mendonin se ata duheshin, dua të sqaroj se nuk dija asgjë rreth tyre, deri në momentin kur dolën këto.

Unë Andit i kisha thënë që ti se shpreh emocionet.

Është një dashuri gjithësesi që lindi këtu.

Bora: u kemi bërë ftesë të treve për ballafaqim, Andi nuk donte, Tea tha ndoshta në një moment tjetër, kurse Bearti s’ka kthyer përgjigje./IndeksOnline/