Tea: Produksioni dhe Andi ishin në dijeni për lidhjen time me Beartin

Tea Trifoni, ish-konkurrente e emisionit  “Për’puthen”, është deklaruar pas publikimit të fotografive dhe videove, ku shihej  me ish-konkurrentin tjetër nga Kosova të këtij emisioni, Beartin.

Sipas saj, për lidhjen e saj me Beartin ka qenë në dijeni produksioni dhe Andi.

“Unë me Beartin kemi filuar të komunikojmë pasi ai është larguar nga emisioni edhe jemi takuar vetëm njëherë pas saj rreth mesit të nëntorit unë vendos që të marr një udhëtim për në Kosovë edhe për këtë produksioni ka qenë në dijeni për komunikimin dhe ku takova Beartin.

Olsa ka qenë në dijeni, Arjani jo edhe në vazhdimësi gjatë kohës fillimit dhe vazhdimit të njohjes tonë produksioni ka qenë i informuar prej meje unë kam treguar kur kam shkuar në Kosovë kam treguar që kisha komunikim me Beartin dhe që kishim pas një lidhje.

Pas kësaj nuk dija si të veproja, ndjeja një përgjegjësi mo.rale dhe ligjore sigurisht dhe respekt vazhdoj të kem respekt ndaj produksionit.

Andi gjithashtu ka qenë në dijeni, ka qenë i informuar por u gjend në këtë situatë dhe nuk dinte çka të bënte dhe çka të thoshte dhe nuk kishte çka të thoshte”, ka deklaruar Tea./ Express.