Stresi është pjesë e përditshmërisë.

Por, ka raste kur ai mund të pengojë aktivitetin tonë të përditshëm dhe të ndërhyjë tek jeta personale e shëndeti.

Nëse vuani nga stresi, ju ftojmë të provoni këtë teknikë të vjetër japoneze qetësuese, që nuk do t’ju marrë më shumë se 5 minuta dhe mund të bëhet kudo.

Për ta praktikuar këtë teknikë, është e rëndësishme të kuptoni që çdo gisht i dorës përfaqëson ndjesi të ndryshme.

Gishti i madh

Gishti i madh ndihmon për të luftuar emocione si ankth dhe shqetësim.

Gishti tregues

Gishti tregues ndihmon për të luftuar frikën.

Gishti i mesit

Gishti i mesit ndihmon për të kontrolluar zemërimin dhe inatin.

Gishti i unazës

Gishti i unazës ndihmon për të luftuar depresionin dhe mërzitjen, e për të qenë më i vendosur.

Gishti i vogël

Gishti i vogël ndihmon për të luftuar ankthin dhe rrit optimizmin e besimin në vetvete.

Për të harmonizuar energjitë në trup, shtrëngoni gishtin me dorën tjetër.

Mbani secilin gisht për 1-2 minuta.

Do ta kuptoni që po funksionin kur të ndieni pulsimin.

Për të qetësuar mendjen, ushtroni pak presion në qendër të pëllëmbës së dorës me gishtin e madh të dorës tjetër dhe mbajeni për të paktën 1 minutë.

Praktikojeni këtë teknikë çdo ditë për t’u qetësuar dhe larguar stresin.