Teksa Albin Kurti tregon një ngjarje me Shaban Jasharin, Rifati shpërthen në lot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalë rasti në Akademinë Perkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së.

Në këtë akademi kanë marrë pjesë familja Jashari dhe shumë përfaqesues të institucioneve e familje të deshmorëve.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka lartësuar veprën e familjës Jashari.

Në një moment e ka bërë të qajë Rifat Jasharin.

Kurti tregoi një histori kur kishin arrestuar në vitet e 90-ta Lulzim Jasharin, djalin e komandantit Adem Jashari.

Sipas rrefimit te Kurtit, Shaban Jasharin e kishin thirrë policia serbe dhe i kishin thënë qe “nëse dëshiron ta lirojnë Lulzimin atëherë dorëzojë armatimin”.

E sipas tij, Shabani kishte refuzuar se “Lulzima kemi plot”.

Në këtë moment, kryefamiljari i familjes Jashari, Rifati shpertheu në lot.

I emocionuar nga ky rrefim u pa edhe Lulzim Jashari qe ishte në sallë./Reporteri.net

Kliko për ta parë videon