Telefonojini gjithmonë nënës tuaj, asnjëherë mos u mjaftoni me një mesazh

Mos vono, mos hezito, telefonoje nënën tënde tani, më vonë dhe gjithashtu për t’i thënë natën e mirë, për t’i thënë mirëmëngjes, për t’i thënë asaj se gjithçka do të shkojë mirë, ta sigurosh që je mirë, sepse vetëm në këtë mënyrë do ta bësh atë të lumtur.

Angazhimet, garat e furishme nga njëra anë e qytetit në tjetrën dhe më pas puna, fëmijët dhe familja: si grua moderne dhe në këtë jetë të përditshme të ngatërruar, ne përpiqemi gjithnjë e më shumë për të pakësuar momentet e kaluara me të dashurit, me anëtarët e familjes dhe me nënën tonë.

Ajo që është forca jonë, ajo që na mësoi jetën.

Shumë herë mbingarkohemi nga pesha e angazhimeve, duke reduktuar komunikimin me nënën tonë në një mesazh të thjeshtë me shkrim, mbase gjatë një pushimi kafeje.

Por një mesazh nuk do të jetë i mjaftueshëm për të ngrohur zemrën në ditët e ftohta, nuk do të na ndihmojë të kapërcejmë pengesat ose situatat e vështira në të cilat mund të pengohemi, këshillat e nënës sonë mund ta bëjnë këtë si asgjë tjetër në botë.

Pra, le ta bëjmë atë pushim kaq të merituar, le ti përcaktojmë 10, 20 apo edhe 30 minuta për të biseduar me nënën tonë të dashur.

Le t’i themi asaj se si jemi, si po shkon jeta, le ta pyesim se si të sillemi dhe pastaj të dëgjojmë fjalët e saj.

Mes shqetësimeve të ditës sonë dhe lodhjes së akumuluar duhet të gjejmë kohë për të telefonuar prindërit tanë, për të kaluar kohë me ta sepse ajo që humbasim nuk do të na e jap kurrë askush.

Mamaja dhe babai do të jenë gjithmonë aty.

Në pritje të vizitës sonë dhe të një telefonate.

Nëse i mbajmë në zemrat tona, ata kurrë nuk do të ikin, por për fat të keq një ditë ata nuk do të jenë më në atë shtëpi ku jemi rritur dhe ku ruhen kujtimet tona më të bukura.

Nëse jemi me fat që i kemi nënën dhe babin akoma pranë, le t’i mbajmë fort sepse asgjë dhe askush në botë nuk vlen më shumë se ta.

Ata janë thesari ynë i vërtetë.