Temperatura deri në 41 gradë, parashikimi i motit për javën në Shqipëri

Temperaturat në vendin tonë pritet të shkojnë deri në 41 gradë celsius gjatë javës.

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha në emisionin ‘Mirëmëngjes’ në Euronews Albania se temperaturat do të shkojnë 39 gradë celsius deri në datën 30 qershor dhe në ditë e para të korrikut, që përkojnë me fundjavën, temperaturat do të arrijnë në 40-41 gradë celsius.

Edhe në bregdet vlerat termike do të jenë të larta 36-37 gradë, ndërsa në zonat malore 34-35 gradë.

“Mëngjesi i sotëm ka qenë relativisht i freskët, në ditët në vijim priten rritje të vlerave minimale deri në 24 -28 gradë, që do të thotë që edhe mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të nxehtë”, tha Osmani. /Euronews Albania/