Web Analytics
BallinaSPORTTen Hag mbyll diskutimet se a largohet apo qëndron Ronaldo te United

Ten Hag mbyll diskutimet se a largohet apo qëndron Ronaldo te United

Erik ten Hag sugjeroi afati kalimtar i Manchester United do të përfundojë pasi të prezantohet Antony – me Cristiano Ronaldon që do të qëndrojë në klub.

Portugezi ka kërkuar një largim nga Old Trafford në gjueti për një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve, duke e komunikuar këtë dëshirë në qershor.

Portugezi 37-vjeçar nuk filloi asnjë nga dy ndeshjet e fundit të United – kundër Liverpoolit dhe Southamptonit – me trajnerin holandez që zgjodhi të startojë me Marcus Rashford në pozicionin e qendërsulmuesit.

“Është e qartë, sigurisht (që Ronaldon qëndron). Thjesht thash se na duhen lojtarë cilësorë, ju duhet më shumë lojtarë për të mbuluar të gjitha ndeshjet, për të mbajtur konsistencën, kjo është ajo për të cilën ne përpiqemi”, deklaroi Ten Hag, ndërsa këmbënguli që Aaron Wan Bissaka gjithashtu do të qëndrojë.

Antony do të vulosë kalimin prej 100 milionë eurosh dhe United shpreson që ai të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së dielës me Arsenalin.

Ata janë të vendosur të sigurojnë një lëvizje huazimi për portierin e Neëcastle United, Martin Dubravka, por Ten Hag nuk parashikon rikthimin në treg ose ndonjë largim të mëtejshëm.

“Në repartet sulmuese duhet të forcohemi, ka shumë ndeshje për të mbuluar, tre ndeshje në javë”, shtoi strategu.

“Sidomos për lojtarët sulmues lodhen më shpejt sepse vrapojnë më shumë me intensitet më të lartë. Ne kemi nevojë për numra. Por, jo vetëm sasia, ne kemi nevojë për cilësi”.

“Me këtë skuadër do të shkojmë nga shtatori në janar. Do të jetë fundi për këtë afat, por kur ka mundësi të mëdha, ne gjithmonë duhet të jemi vigjilentë në këtë klub”, potencoi më tej ai.

Ten Hag shtoi se ai shpreson që nënshkrimi i ri Antony do të jetë i disponueshëm për të luajtur në fundjavë.

 

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit