Tendenca më e re e gjelbër, kopshte në shishe mbi tryezën e shtëpisë

Nëse ke dështuar në detyrën për t’u kujdesur për lulet dhe bimët e tjera (përfshi kaktusin), mos u dëshpëro.

Ekziston një zgjidhje dhe për ata që nuk kanë kohë për t’i kushtuar një kënd gjelbërimi natyror shtëpisë së tyre.

Këtë e shpjegon një një libër i ri të botuar nga “L’Ippocampo” që rrëfen tendencën “green” të momentit dhe që quhet “terrarium”, që janë në fakt peizazhe në miniaturë të rikrijuara nën xham.

Një ekosistem që nuk thahet, tkurret një herë në vit dhe vaditja lypset rrallëherë.

Janë këto sekretet e suksesit të këtyre instalimeve vegjetale, që janë një alternativë e vlefshme ndaj bimëve klasike të apartamentit me dallimin që botërat e vogla natyrore në shishe janë autonomë, ndaj ato rriten edhe nëse ne nuk bëjmë (thuajse) asgjë.

Si është e mundur kjo?

Gjatë ditës nëpërmjet fotosintezës bimët prodhojnë oksigjen, ndërsa natën kondensimi bie në dhe duke ruajtur lagështinë e duhur.

Në manualin “Terrarium – Bota vegjetale nën xham” Anna Bauer dhe Noam Levy kanë përgatitur 33 projekte.

Sikur të ishin receta, hap pas hapi, ata ilustrojnë si t’i realizosh vetë: që nga lista e të gjitha varieteteve më të përshtatshme te gama e gjerë e materialeve vegjetale dhe minerale që shërbejnë për t’i pasuruar përbërjet.

Autorët janë themeluesit e atelier-boutique Green Factory në Paris dhe janë të specializuar në copëza dheu me bimë.

Nisma e tyre lind nga dëshira për të plotësuar nevojën e atyre që jetojnë në qytet për ta ekuilibruar jetën urbane me natyrën./InfoKosova/

Shiko Fotot: