Tensionet në veri, reagon BE-ja: Të ndalen menjëherë incidentet

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar lidhur me incidentet e sotme në veri të Mitrovicës, ku Policia e Kosovës po zhvillonte një aksion kundër ko.ntrabandës së mallrave.

Borrell përmes një reagimi në Twitter ka shkruar se incidentet e dhu.nshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.

“Incidentet e dhu.nshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.

Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme.

Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE.

Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell.

Ndryshe gjatë aksionit të sotëm në veri, policia është su.lmuar nga serbët lokalë me gur, shok bo.mba, gaz lot sjellës e mjete të tjera.

Si rezultat i kësaj 6 pjesëtarë të policisë janë lënduar kurse janë arrestuar 8 persona. /Telegrafi/