Tensionohet situata në veri të Kosovës

Në Mitrovicën e veriut ka pasur disa tensione ditën e sotme.

Në pamjet që kanë qa.rkulluar në rrjetet sociale shihet edhe një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës.

Gjithashtu, në pamjet e publikuara shihet se një veturë tashmë është dj.egur, kurse disa kamionë tjerë janë vendosur në rrugë.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë lidhur me situatën e krijuar, por që deri këto momente nuk ka marrë ndonjë përgjigje. /Telegrafi/