Katër njerëz raportohet të kenë vdekur në Turqinë lindore, pas një tërmeti të fuqishëm që goditi këtë shtet mbrëmjen e së premtes.
Tërmeti goditi në afërsi të qarkut Sivrice, në provincën Elazig, duke shembur të paktën 10 ndërtesa ka deklaruar Ministri i Brendshëm turk, Sulyman Soylu.
Sipas informacione paraprake raportohet se një baba dhe dy fëmijët e tij i ka zënë banesa sipër.
Po ashtu e ditur bëhet se babai i kishte mbuluar fëmijët me trupin e tij.
Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.
Sipas CNN në Turqi, ky tërmet është ndjerë në shumë qytete.
Por lëkundjet e këtij tërmeti u ndjenë edhe shtete si Iraku, Siria dhe në Liban është ndjerë.