Tërrnava: Shtyni synetitë, mevludet, fejesat e dasmat

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava ka deklaruar se kanë nxjerrë rekomandim që të pezullohen përkohësisht të gjitha organizimet me rastin e ngushëllimeve apo të pameve.

Në një konferencë për media rreth situatës së krijuar pas konfirmimit të tri rasteve me koronavirus, u ka bërë thirrje qytetarëve që edhe ceremonitë e varrimit t’i organizojnë vetëm me rrethin e ngushë familjarë.

Tërrnava ka bërë thirrje që të shtyhen edhe ceremonitë, si synetitë, mevludet, fejesat, dasmat e ceremonitë e tjera të ngjashme.

https://www.facebook.com/birk2015/posts/2804272732942745?__tn__=K-R

“Të pezullohen përkohësisht të gjitha organizimet me rastin e ngushëllimeve dhe ceremonia e varrimit të organizohet me rrethin e ngushtë familjarë.

Të shtyhen ceremonitë si synetitë, mevludet, qelimet, fejesat, dasmat e tjerë”, ka thënë Tërrnava./Gazeta Express