Testohen dy infektologë kosovarë për koronavirus

Në kohën kur të gjithë qytetarët e Kosovës janë izoluar, janë mjekët e infermierët tanë ata të cilët po qëndrojnë në krye të detyrës.

Me kujdestari aktive e orare të gjata, mjekët kosovarë tash e disa ditë po qëndrojnë në krye të detyrës duke u marrë me pacientët kosovarë të cilët janë infektuar me virusin kinez Covid-19, ose siç njihet ndryshe koronavirus.

Por nga kontakti i afërt me pacientët, infektologët e QKUK-së kanë bërë analiza me dyshimet se janë prekur nga virusi korona.

Këtë detaj e ka bërë të ditur gjatë ditës së martë, infektologu Salih Ahmeti.

Ai ka thënë se kanë propozuar që dy mjekëve infektologë të QKUK-së t’u bëhen analizat e nevojshme për të kuptuar nëse kanë koronavirus.

Por, fatmirësisht, sipas Ahmetit, këto raste kanë rezultuar negative.

“Nga kontakti i afërt që këta dy infektologë kanë pasur me pacientët, ne ua kemi bërë analizat dhe për fat të mirë kanë rezultuar negative”, ka thënë Ahmeti për T7.

https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/580795322508148/