Tetë pacientë me Covid-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës ndodhen në gjendje kritike për jetë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se janë duke u trajtuar 73 pacientë me COVID-19.

Në njoftimin e këtij Spitali bëhet e ditur se 29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, tetë pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 ak tualisht po trajtohen 73 pacientë.

29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Përveç qytetarëve, në këtë Spital janë infektuar me koronavirus edhe dhjetëra mjekë e infermierë.

“Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 189 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Kanë qenë 5 lindje, 3 normale dhe 2 me pre rje ceza riane.

Kanë lindur 5 foshnje 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”, thek.sohet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione, ndërsa 164 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,056 analiza.