Teuta Krasniqi krenare me bashkëshortin

Teuta Krasniqi padyshim është njëra nga artistet më të sukseshme në vend.

Ajo u tregua shumë e zonja duke provuar vetën si moderatore, këngëtare e aktore.

Me profesionalizëm ka realizuar shumë role në projekte të shumta ku gjithmonë ka arritur suksesin maksimal.

Teuta poashtu është edhe një nënë e mrekullueshme dhe shumë e përkushtuar. Vajza e saj Tara tashme veç ka filluar karrierë edhe në muzike e në aktrim.

Ajo po trashëgon talentin e nënës e të babit Bleros me të cilin Teuta është ndarë para disa kohësh.

Aktorja tashmë është shumë e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj, Adonisit.

E duke qenë se Adonis Morina është trajner fituesi, Teuta ndihet krenar për të i cili qysh tash ka filluar ta ushtrojë vajzen e tij Kaia-n.

Një video të këndshme e ka ndarë Teuta me ndjekësit në Instagram ku tregon se si ushtron Kaia me babin.

“Ushtrime si babi”, ka shkruar ajo sipër videos.