Teuta kthen ngjyrën e flokut të saj natyrale

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi vazhdon të pëlqehet shumë nga publiku.

Ishte roli i ‘Sarandës’ në serialin vendor ‘Çka ka shpia’ me të cilin rrëmbeu simpatinë e një mase të gjerë, e më pas duke vazhduar edhe me aktivitete tjera.

Ajo u bë edhe inciatore për lansimin e serialit ‘Istar’ i cili u mirëprit shumë nga fansat.

Përveç sukesesve në profesion të cilat komentohen edhe jeta private e Teutës nuk është e papërfolur.

Po ashtu Teuta është konsideruar edhe si një artiste e këndshme edhe nga paraqitja e jashtme.

E meqë ishim mësuar ta shohim çdo herë një biondinë joshëse, pas një kohë shumë të gjatë ajo ka rikthyer flokët e saj origjinale.

Si mendoni cilat po i rrinë më mirë?/Kosovarja/