Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun tonë, Teuta Krasniqi sot ka zgjedhur që përmes rrjeteve sociale ta uroj vëllain e saj të vetëm për ditëlindje, shkruan “InfoKosova”.
Memli Krasniqi edhe ky është një emër i njohur në vendin tonë, dikur si reper, e tani si politikan i PDK-së.
Memli sot feston ditëlindjen e tij, ndërsa ishte e motra e Krasniqit, Teuta ajo që emocionoi fansat e saj me urimin që i bëri të vëllait.
Teuta shkruan në urimin e saj: “Vëlla, urime ditëlondja
Zoti të bekoftë me shëndet, familje dhe mbarësi.
Vazhdofsh të na bësh krenarë gjithmonë, me vlerat tua njerëzore dhe sukseset tua të pandalshme.
Të paçim gjithmonë.
Të dua shumë.”./InfoKosova/