Teuta Rugova është e bija e vetme e ish Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova.
Ajo, ishte njëkohësisht edhe pika e dobët e Presidentit, pasi ishte edhe më e vogla e shtëpisë.
Teuta Rugova, që ishte edhe Deputete e Kuvendit të Kosovës, nuk shihet thuajse asnjëherë në publik.
Dje ajo festoi ditëlindjen dhe kunata e saj, dizenjatorja Blerina Kllokoqi-Rugova e ka uruar me një foto shumë të bukur, ku Teuta shihet nën vallëzimin e të atit.
Blerina, e quan Teuten “Kudita”./Kosovarja/
Shiko foton: