Një tjetër miqësi nga “Big Brother VIP” është prishur së fundmi, duket se fituesit Ilir Shaqiri nuk po i ecën me marrëdhëniet jashtë dhe pas Sabianit ka “probleme” edhe me Tan Bramën.
Koreografi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ka rrëfyer për herë të parë raportet e tij me ish-banorët, duke thënë se Iliri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen.
“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi, më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë, me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-tha Brama.
Mirëpo, pas publikimit të lajmit Ilir Shaqiri kontaktoi “Panorama Plus” përmes rrjeteve sociale duke lënë të kuptohet e kundërta, ai na ka dërguar një bisedë e bërë me Tanin pas dasmës së tij, ku Tani nuk ishte i pranishëm.
“Unë ju thash se isha me xhirimet e një klipi, më beso, sinqerisht, edhe te Big Mama, kam patur po ashtu 3 ditë xhirime më beso, unë ju dërgova edhe video!”– i shkruan Tani në mesazhet në fjalë, përmes të cilave Iliri pretendon se kanë patur komunikim dhe nuk e ka përdorur për interes.