Tha se qëndroi afër një njeriu me “probleme mentale”, Graniti reagon për deklaratën ndaj Fifit

Granit Cana i cili la shtëpinë javën e kaluar, ka thënë se ai zgjodhi t’i qëndronte afër një banoreje që kishte probleme mentale, duke iu referuar këngëtares Fifi.

Deklarata e Granitit është komentuar shumë në rrjete sociale dhe në mediat rozë, prandaj ish-banori i Big Brother, ka dalë me një sqarim.

“Nuk ishte deklarata ime ajo që “ka pas probleme me shëndetin mental në të kaluarën”.

Ajo ishte deklarata e vet Fifit që na e rrëfej sa ishim aty brenda sepse unë se kam njoft atë më herët gjithsesi, unë vazhdojë të bëjë tifo për të Paqe”, ka shkruar Graniti në Instagram.