Thaçi: Do të rikandidoj dhe jam i bindur se do të bëhem sërish president

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pasi t’i skadojë mandati do të rikandidojë përsëri për president të vendit.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me Hashim Thaçin pasi t’i skadojë mandati, presidenti tha se do të kandidojë përsëri për të njëjtën pozitë.

“Do të respektoj kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Do t’iu shërbej qytetarëve pa dallim.

E se ku do jem pas mandatit presidencial, mendoj se është herët të flitet, por janë dy mundësi, e para të bëhen ndryshimet kushtetuese që presidenti të zgjedhjet nga qytetarët, pra do të rikandidoj dhe do të zgjedhem përsëri, kësaj radhe me votën e popullit, jam i bindur për këtë”, është shprehur Thaçi për T7.

Tutje, Thaçi tha se nëse partitë e donë atë president, le ta ndryshojnë kushtetutën pasi ky i fundit është i bindur që do të rizgjedhet

“Pra, partitë le të vlerësojnë vet, nëse e duan president Thaçin le ta ndryshojnë kushtetutën, nëse nuk e duan mos ta ndryshojnë, unë do të kandidoja përsëri”, shtoi Thaçi.

Shiko Videon: