Thaçi e Hoti bëjnë thirrje për unitet politik, thonë se dialogu me Serbinë do të jetë politik

Presidenti Hashim Thaçi është i bindur se nuk do të ketë njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, nëse në tavolinën e bisedimeve nuk do të jetë edhe SHBA-ja.

Pas takimit mes kryeministrin Avdullah Hoti, kreu i shtetit ka thënë se procesi me Serbinë do të jetë vetëm politik, raporton KOHA.

Në anën tjetër, shefi i ekzekutivit është shprehur optimist se procesi i bisedimeve me Serbinë do të përmbyllet brenda disa muajsh.

Derisa kanë bërë thirrje për unitet politik, Thaçi e Hoti kanë thënë se nuk është koha e as nuk ka arsye për ndërmarrjen e veprimeve, si prishja e koalicionit qeverisës.

Takimi mes dy krerëve të institucioneve këtë të premte, është i pari që nga rinisja e dialogut me Serbinë e intervistimi i presidenti nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.