Thaçi e mban emblemën e UÇK-së edhe në “case” të telefonit

I relaksuar në kolltuk, me gjasë në shtëpinë e tij, presidenti i vendit, Hashim Thaçi po e zhvillon një bisedë telefonike.

Përveë që ka një fokus në telefonatë, ish-kryeminstri dhe kryetari i PDK-së, ka edhe pilotin e televizorit afër vetës.

Ndoshta është tejet i interesuar edhe për debatet politike rreth koalicionit.

Në një foto të publikuar nga djali i tij, Endriti vërehet një detaj interesant në mbeshtjellësen e telefonit.

Në të mbanë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i së cilës ishte edhe bashkëthemelues dhe drejtor politik.

Në luftë ai kishte nofkën “gjarpëri” dhe thuhet se e mori këtë për shkak të lëvizjeve të shpeshta Kosovë- Shqipëri./Reporteri.net/