Thaçi iu adresohet qytetarëve: Isha gati të jap jetën për Kosovën si një djal i ri…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte iu është adresuar qytetarëve të Kosovës, pas rikthimit nga Haga ku u intervistua 4 ditë radhazi.

Thaçi ka theksuar se historia e Kosovës nuk do të rishkruhet asnjëherë.

Thaçi tha se nuk do të lejoj asnjëherë që të njolloset Ushtira Çlirimtare e Kosovës.

Ai tha se “nëse për Kosovën isha gati të jap jetën si një djal i ri sot si një prind me thinja do ta jap pa dyshim”

“Jam i vëtdijshëm që të gjithë ju më keni qëndruar afër për mbeshtretjen vëllazërore.

Të dashur qyteterë sonte tri gjëra dua të ju them:

E para, siç e kam thënë histroa e lavdishme e luftës së UÇK-së nuk mund të rishkruhet nga askush.

Sot ju them me bindje se ky proces nuk do të mund të rishkruhet kjo histori pasi është shkruar me gjakun e njerëzve.

Historia e rezistencës do të bëhet e paprekshme nga askush.

E dyta, ky proces i radhës është në vazhdën e 22 viteve…

Këto përbuzje etnike e maltretime shqipëtare, sjelljet gjenocidale do të jetë një prej faqeve më të errëta që kurrë më nuk do të mund të rikthehet në Kosovë.

Dhe e treta, unë që pata fatin dhe nderin që të kem rol në rruges e shtet pavarësisë ndjehem sot edhe më i bindur për vlerën e madhe që ka mundin e sakrifica personale për ta quar deri në fund zbardhjen e kësaj historie.

Të dashur, sonte dua të përsëris së për mua Kosova është gjithnjë e para, nëse për Kosovën isha gati të jap jetën si një djal i ri sot si një prind me thinja do ta jap pa dyshim.

Prandaj duke ju falënderuar nga thellësia e zemrës për këtë respeëkt dhe solidaritet gjithëkombëtar dua të ju lus të gjithëve ta vendosni Kosovën mbi dallimet partiake”./IndeksOnline/