Thaçi kalon problemet shëndetësore, nga nesër i kthehet punës me orar të plotë

Presidenti Hashim Thaçi sot i ka pranuar rezultatet e analizave të fundit, pas intervenimit kirurgjik endourologjik që kishte në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Presidenca ka njoftuar se në rezultatet e këtyre analizave konfirmohet që i pari i vendit e ka eliminuar tërësisht problemin e gurit në veshkë, njofton Klan Kosova.

Presidenti Hashim Thaçi nga nesër do t’i kthehet punës me orar të plotë në zyrën e tij.