Thaçi krenar me gratë e Kosovës: Janë zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 8 Marsit, tha se duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës.

Jam krenar me shumë gra të Kosovës, që janë zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë: në art, sport, shkencë e shumë fusha të tjera.

Nderimi ndaj jush është i pafund”, është shprehur Thaçi.

Postimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës.

Jam krenar me shumë gra të Kosovës, që janë zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë: në art, sport, shkencë e shumë fusha të tjera.

Nderimi ndaj jush është i pafund.

Urime 8 Marsi! HTH./Indeksonline/