Thaçi kujton aksionin në veri: 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit 9 vjet më parë, ku ra heroikisht, Enver Zymberi.

Thaçi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit.

“Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës.

Heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë.

25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndryshe, sot bëhen nëntë vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak.

Në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.

Por ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vr.arë polici Enver Zymberi.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/430003094622571/?t=0