Thaçi mohon lajmet për ndarjen e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur lajm të rremë lajmin se është angazhuar për ndarjen e territorit të Kosovës.

Ai në një postim në Twitter, ka thënë se është zhgënjyese se si anasitët po krijojnë trillime të tilla për shkëmbime të tokave.

“Është zhgënjyese të shohësh se si disa analistë me lehtësi krijojnë planet e tyre të trillimeve (shkëmbim tokash, ndarje, autonomi) dhe t’ua atribuojnë atyre që janë duke u përpjekur të bëjnë një marrëveshje historike midis #Kosova & #Serbia.

Përhapja e planeve dhe lajmeve të rreme nuk do të ndihmojë këtë proces”, ka shkruar ai.