Thaçi nga Mynihu për vizat: Nuk po kërkojmë dhuratë, BE ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar nga Myniu, pas mbajtjes së një takimi ku në panel ka qenë edhe Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ishte një mundësi shumë e mirë që të prezantohet të arriturat dhe aspiratat e Kosovës për të ardhmen.

Në këtë takim ishte Josep Borrell me të cilët biseduam për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Thaçi, transmeton Klan Kosova.

“Theksova se Kosova ndihet e mashtruar nga BE për mosliberalizim të vizave.

Duhet të ndryshohet kjo qasje.

Nuk po kërkojmë dhuratë.

I kemi impelemetnuar të gjitha kriteret.

Është një gabim strategjik i BE-së dhe një qasje e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës”.

“Angazhimi tjetër është ajo rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

Viti i kaluar ka qenë më optimist se sivjet që të arrihet diçka konkrete.

Duam nga BE të jetë unike dhe shtetet anëtare ta mbështesin procesin e dialogut dhe ky proces të jetë i lidhur ngushtë me SHBA-në”

Thaçi ka folur edhe për marrëveshjen e nënshkruar sot në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo marrëveshje është mes dy vendeve – dy shteteve të pavarura dhe sovrane.

Është një marrëveshje që përfshin çështje lokale, regjionale dhe ndërkombëtare që ndërlidhen me sistemin hekurudhor”.