Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se sot në mbrëmje i ka njoftuar shërbimet e sigurisë lidhur me tërmetin që ka ndodhur në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, i pari i vendit ka thënë se është e rëndësishme që institucionet e sigurisë të jenë në gjendje gatishmërie për situata të mundshme emergjente.
“Unë u jam drejtuar shërbimeve të sigurisë dhe urgjencës sonte pas tërmetit në veri të Kosovës.
Nuk raportohet për dëme të mëdha ose viktima, por është e rëndësishme që institucionet tona të mbesin në gjendje të përhershme të gatishmërisë në të gjithë territorin e republikës”, ka thënë Thaçi.
I have reached out to security and emergency services tonight after the #earthquake in northern #Kosovo. No great damages or victims reported but it’s important our services remain in permanent state of preparedness throughout the territory of the republic.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 15, 2020