Thaçi vazhdon vizitat në Drenicë, bashkë me Lushtakun në odën e Familjes Demaj

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vazhduar vizitat e tij tek familjet në Drenicë të cilat dhanë kontribut të madh në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kësaj radhe Presidenti Thaçi ka ndaluar tek familja Demaj në Abri të Drenasit, njofton Klan Kosova.

Në mesin e të shoqëruarve të tij është edhe ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Drenicës, Sami Lushtaku.

”Sot, në familjen Demaj në Abri. Respekt të përjetshëm kësaj familjeje për kontributin e madh në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo familje atdhetare edhe sot është duke sakrifikuar dhe paguar çmimin e lirisë. HTH”.

Sot, në familjen Demaj në Abri. Respekt të përjetshëm kësaj familjeje për kontributin e madh në luftën e Ushtrisë…

Gepostet von Hashim Thaçi am Donnerstag, 2. Juli 2020