Web Analytics
BallinaUncategorizedThaçi: Vetëvendosje ka mëkate të mëdha ndaj shtetit dhe qytetarëve

Thaçi: Vetëvendosje ka mëkate të mëdha ndaj shtetit dhe qytetarëve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje historikisht ka mëkate ndaj vendit dhe qytetarëve.

Thaçi-Dragusha nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ ka thënë se vonesa për formimin e qeverisë është sabotimi i fundit që po i bëhet shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Kosova nuk i ka borxh askujt, e aq me pak LV-se. Bile kjo e fundit, historikisht ka mëkate te medha ndaj vendit dhe qytetareve.

Vonesa ne formimin e qeverise eshte sabotimi i fundit qe po i behet shtetit tone, dhe ate ne stilin me te ulet, me cinizem, ironi e vrazhdesi, duke fshehur keshtu friken nga marrja e pergjegjesise dhe llogaridhenia per premtimet e bera pertej cdo realiteti.

Paraliza ne te cilen eshte futur vendi, po shkakton deme te medha financiare, politike e sociale, e qe do te na faturohen te gjitheve, si per 74% te qytetareve qe kemi votuar parti te tjera, njejte edhe per 26% qe besuan ne utopine qe do te sillnin njerezit te cilet flamurin e Kosoves e respektojne vetem kur fillojne te marrin paga nga buxheti shteteror.

Merre ose leje, #Vendos!

Rrjetet Sociale

630,821FansaPëlqeje
28,187NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit