Thuhet se la “Top Channel” pas 15 viteve për një ofertë marramendëse, vjen reagimi i Luana Vjollcës

Luana Vjollca është padyshim nga femrat më të komentuara të shoëbizit shqiptar dhe prezantuesja më e ndjekur në rrjetet sociale me mbi 2 milion ndjekës.

Lajmi se braktisi ‘’Top Channel’’ pas 15 viteve bashkëpunim bëri bujë të madhe në median rozë, shkruan GazetaBlic.

Madje sipas disa lajmeve që qarkulluan në medie për një kohë të gjatë, u aludua se një nga televizionet në Kosovë i ka bërë ofertë marramendëse me shumën prej 20 mijë euro.

Luana nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar një gjë të tillë, por diçka mori vëmendjen, Luana Vjollca ka postuar një fotografi ku shkroi: “shume e shtrejnte kjo LV-ja”./Blic/