Thyhet ‘Jackpot’ në SHBA: Kjo është shuma marramendëse që merr fituesi i lotarisë

Një biletë lotarie e shitur në Kaliforni ka kapur të gjithë numrat fitues të hedhur për “Jackpot”-in e madh “Powerball”, me një çmim prej 448.7 milionë dollarësh.

Bileta, sipas zyrtarëve të lotarisë, është blerë në çastet e fundit.

Zyrtarët thanë se bileta ishte shitur në Sun City të Kalifornisë dhe mbante të gjithë numrat e çmimit të madh.

Çmimi i madh në lotarinë shumështetëshe amerikane arriti shifrën rekord në muaj të tërë, pasi 19 hedhje radhazi të lotarisë nuk mundën të nxirrnin një fitues.

“Jackpot”-i i së shtunës, prej 447.8 milionë dollarësh, është i shtati më i madh në historinë e “Powerball”.

Shuma që paguhet njëherësh për fituesin e lotarisë shkon në 279.1 milionë dollarë.