Thyhet rekordi në garën për “dembelin më të madh” në Mal të Zi, ky është fituesi – ja sa para do të fitojë

Në konkursin e dhjetë jubilar të të qëndruarit shtrirë, i cili po mbahet në fshatin Brezna të Malit të Zi, një rekord u thye këtë vit.

Fituesja ishte Duda Aleksiq, e cila kaloi 117 orë, ose gati pesë ditë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Vetëm pesë minuta para saj, Nikola Boshković përfundoi konkursin, dhe Marko Vuçkoviq qëndroi shtrirë për 115 orë.

Kështu, siç bëhet e ditur, Aleksiq fitoi një çmim në para prej 300 eurosh.

Rekordi i mëparshëm i të qëndruarit i shtrirë ishte 52 orë.

Ndryshe, ky është një konkurs në të cilin Mali i Zi është unik në Evropë, dhe është veçanërisht interesant për shkak të stereotipit të pranuar për këtë komb se ata janë dembelë. /Telegrafi/