Tiani feston ditëlindjen, Tuna e uron në mënyrën më të mirë

Djali i Tunës ka festuar 4 vjetorin dje.

Ndërsa përpos shumë urimeve nga familjarët e miqtë, Tuna e uroi djalin me fjalët më të mira përmes një postimi të gjatë shoqëruar me një fotografi të bukur të tij.

“4 vite jetë, shpresë, dashuri dhe lumturi… pafundësisht gëzime duke parë çdo mëngjes buzëqeshjen tënde, duke ndjerë çdo mëngjes përqafimet më të ngrohta, më të sinqerta marrë ndonjëherë, gëzuar ditëlindjen dashuria ime e parë”, ka shkruar Tuna në urimin e saj.

Ndërsa Patrisi publikoi  një foto të djalit dhe përkrah shkroi “Tian Patris 4”.

Prej muajsh  Tuna dhe Patrisi jetojnë të ndarë, pasi të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Është mësuar se Tuna është zhvendosur bashkë me Tianin për të jetuar në Shkup, ku edhe festoi ditëlindjen e djalit.