Tiramisu rekord në Cassino, ëmbëlsira peshon 1555 kg

Kilogramë të shumtë maskarpone dhe kafeje, por edhe tonelata sheqeri për një tiramisu rekord.

Qyteti i Cassino, në Frusinate ka hyrë në librin e rekordeve Guiness me një tiramisu që peshon 1555 kilogramë.

Një rekord që e bën ëmbëlsirën e provincës së Frosinones të hyjë direkt në Guiness World Record, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej me 1285 kg.

Tiramisuja është realizuar në qendrën tregtare ‘Gli Archi’.

‘Nuk dyshova asnjë moment tek studentët e mi’ ka thënë drejtuesi i Institutit Alberghiero, që ka vënë në dispozicion profesionalizmin, të zbatuar më pas nga 60 studentë dhe 10 profesorë të cilët kanë koordinuar punën.

Me më shumë se një ton e gjysmë, për tiramusunë kanë punuar 200 persona dhe mijëra spektatorë kanë ndjekur nga afër, punën e një të diele rekord.

Shiko Videon: