Tjetër protestë nga ballkonet – tani me parulla, qytetarët duan zgjedhje në qershor

Pas protestave në ballkonet e tyre me enë të ndryshme, shumë qytetarë kanë protestuar duke shkruar parulla të ndryshme dhe duke i vendosur në ballkonet e tyre.

“Prishtina me Albinin”, “51 për qind me Albinin”, “Duam Zgjedhje”, “Zgjedhje në Qershor”, “Albin jemi me ty”, janë vetëm disa prej parullave që qytetarët në Prishtinë kanë vendosur në ballkonet tyre, transmeton KOHA.

E kësaj nisme i është bashkuar edhe reperi BimBimma, i cili në një postim në Facebook ka publikuar një foto të tij përmes së cilës kërkon që të ketë zgjedhje në qershor.

“Edhe sa? Kemi me i pas sytë çelë po nuk kemi me pa? Çu!”, ka shkruar BimBimma.