Tmerr në Francë, lojtari i Lionit bie pa ndjenja në fushë

Tifozët e futbollit u shokuan sot kur futbollistit të Lionit, Martin Terrier, i ra të fikët në fushë në mënyrë krejt të papritur.

22-vjeçari ra me shpinë në fushën e gjelbërt.

Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, ai u transportua jashtë fushës drejt e në spital.

Pas përfundimit të sfidës Lion-Tuluz 3-0, klubi i Lionit komunikoi se lojtari pësoi sinkopi Vasovogale, e cila shkakton humbje të qëndrueshmërisë fizike dhe psikologjike për shkak të rënies së presionit të gjakut.

Shiko Videon: